Mirësevini në dyqanin tonë online!
Euphidra Colorpro Xd 807
2 200 L
Përshkrimi:
Euphidra Colorpro XD 807 është një ngjyrë permanente për flokë me ton të ftohtë biondo të çelët. Ofron mbulim të plotë të thinjave dhe ngjyrosje të qëndrueshme. Formulimi është ekstra i butë, pa amoniak, resorcina, parabene dhe para-fenilendiaminë, duke e bërë të sigurt për lëkurë të ndjeshme. Përmban acid hialuronik që hidraton flokët, si dhe proteina silke dhe keratinë që forcojnë dhe rigjenerojnë flokët, duke u dhënë shkëlqim dhe butësi pas ngjyrosjes.
Përdorimi:
- Vendosni doreza dhe mbuloni shpatullat me peshqir ose mbulesë plastike për të mbrojtur rrobat.
- Përzieni 50 ml Gel Colorante me 50 ml Base Attivante (peroksid hidrogjeni 20 vol). Tundeni mirë për të marrë një përzierje homogjene.
- Aplikoni përzierjen në flokë të thatë dhe të papastër, duke filluar nga rrënjët dhe duke e shpërndarë deri në majat e flokëve.
- Lëreni ngjyrën të veprojë për 30 minuta.
- Shpëlani flokët me ujë të ngrohtë deri sa uji të bëhet i pastër.
- Aplikoni balsamin me acid hialuronik dhe proteina silke, lëreni të veprojë për disa minuta dhe më pas shpëlani mirë.
- Thajini flokët si zakonisht.
Add to cart
Buy Now

